Dorëheqja e ish-kreut të Gjykatës së Apelit Tiranë, Metush Saraçi është bërë në fillim të muajit nëntor dhe i është depozituar KLD-së dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Jo zyrtarisht nga KPK, flitet se Saraçi ka probleme me pasurinë dhe karrierën e tij në sistemin e drejtësise.
Ish-kreu i Gjykatës së Apelit, Metush Saraci ka dhënë dorëheqjen, në një moment kur ishte në listën e gjyqtarëve të cilët do t'i nënshtroheshin Vettingut. Report Tv ka mësuar se dorëheqja e Saraçit është bërë në fillim të muajit nëntor dhe i është depozituar KLD-së dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Metush Saraçi ka mbajtur postin e kreut të Gjykatës së Apelit deri në 2011. Pas mbarimit të mandatit, ai u zëvendësua nga Alaudin Malaj. Nga burime pranë KLD-së, Report Tv ka mësuar gjithashtu se Saraçi e ka dhënë dorëheqjen duke e argumentuar me arsye personale. Jo zyrtarisht nga KPK, flitet se ai ka probleme me pasurinë dhe karrierën e tij në sistemin e drejtësisë. Sa i takon Komisionit të Vettingut, pas listës prioritare të kandidatëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe atë Gjyqësor, do të kalojë në sitë gjyqtarët e apeleve duke nisur nga Tirana.