Ka përfunduar procesi i ristrukturimit të degës së Partisë Demokratike, Himarë. Pas zgjedhjeve në nivel seksioni dhe grupseksioni sot është zgjedhur kreu i degës së PD, forcës antikomuniste që rrëzoi diktaturën dhe solli demokracinë në Shqipëri. Natyrisht demokratik do të ishte dhe procesi zgjedhor brenda degës së PD, Himarë dhe sot Andrea Gjoni është zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike, Himarë.
I deleguari i kryetarit të PDSH Lulzim Basha, z.Fatbardh Kadilli ndërsa jep lajmin shkruan në FB: -“ Më 2 dhjetor 1945 Himara i tha JO me votë pushtetit komunist. Në kujtim dhe respekt të këtij gjesti rezistence sot PD Himarë mbajti zgjedhjet për Kryetar. Himariotët janë shembull i mospërkuljes. Të bashkuar do të dëshmojnë përseri mosperkulje përball pushtetit. Me besim tek ndryshimi, urime Andrea Gjoni, urime himariotëve të djathtë”.