Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, njëherësh kryetare e Aleancës së Grave Parlamentare, ka reaguar pas raportit të Indeksit Global të Skllavërisë Moderne 2018-të. Me anë të një postimi në Facebook, Çupi shkruan se në raport Shqipëria renditet e 43 nga 167 ekonomi të analizuara. Sipas saj fajtori i vetëm i skllavërimi ekonomik dhe largimi i shqiptarëve nga vendi ka vetëm një fajtor dhe ai është Edi Rama.
Ja postimi i Dhurata Çupit ne FB:
Reagim i kryetares se Aleances se Grave Parlamentare, Dhurata Çupi per raportin e fundit qe rendit Shqiperine mjaft rende ne punen e detyruar, trafikimin apo shfryteziminin e femijeve
Sipas Indeksit Global të Skllavërisë Moderne 2018, i Fondacionit Ëalk Free, Shqipëria renditet e 43 nga 167 ekonomi të analizuara.
Ku te paktën 20 mijë shqiptarë mund të quhen skllevër të kohëve moderne, e për këtë "meritat" i ka qeveria që "po merr masat’ që të varfërojë gjithnjë e më shumë
Të dhënat e këtij indeksi I referohen cështjeve si trafikimi i njerëzve, puna e detyrueshme, martesa e detyruar, apo shitja dhe shfrytëzimi i fëmijëve.
Në këtë mënyrë e rilindi Shqipërinë Edi Rama,duke u sjellë si PASHA në tokën e tij ndërsa po I detyron të shkojnë nga sytë këmbët popullin e tij.
Nuk e di nëse kryeministri ka lexuar të dhëna të tilla alarmante, por di që edhe po ta lexonte nuk I bën përshtypje. Kjo sepse ai skllavërimin ndaj të pamundurve e ka mënyrë qeverisjeje; duke I blerë shqiptarët në cdo palë zgjedhje Rama, u merr dinjitetin, dhe u lë vetëm frymën për të jetuar.
Shqiptarët duan punë, dinjitet e mirëqenie
Shqiptarët nuk duan lëmoshë dhe nëpërkëmbje. Me politikat e ndjekura në këto 5 vite qeveria , jo vetëm që eshte treguar e pamëshirshëme ndaj të pamundurve, duke u hequr ndihmën ekonomike mijëra familjeve, por edhe kur punojne, ata vërtetë nuk munden të paguajnë taksat e kripura cmimet e larta të ujit e dritave.
Duhet te ndergjegjesohemi te gjithë së bashku çdo ditè jo vetèm sot si dita ndërkombëtare e luft?s kunder skllavërimit modern.