Rama i frikësuar kërkon bisedime, studentët: Nuk ka negociata

Premte, 07 December 2018 13:21

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj protestës së studentëve me anë të një videoje në Facebook.

Kreu i qeverisë u shpreh se do të donte që të ishte edhe ai sot një student protestues, por shtoi se zgjidhja e problemeve gjendhet vetëm me anë të komunikimit.

“Edhe unë do të doja të isha sot student protestues, por si kryeministër dhe si protestues i dikurshëm kam bindjen se zgjidhja gjehet duke komunikuar së bashku. Kemi ende punë kolosale për të bërë në dobi të universitetit. Sa rrinë në rrugë dhe çfarë kërkojnë studentët, është e drejta e tyre. Unë i mbështes nëse duan të bisedojnë. Bujrum, zyra është e imja, por pushteti i saj është i të gjithëve”, tha Rama në rrjetin social.

Menjëherë pas daljes në Facebook, studentët i kthyen përgjigje në kor Ramës, shkurt dhe thjeshtë: “Nuk ka negociata!”

Modifikuar më Premte, 07 December 2018 17:32
Login to post comments