Kreu i PD-së Lulzim Basha në një konferencë për mediat nga selia blu është shprehur se projekti i Unazës së re është vjedhje e jo zhvillim.
‘Sot të gjithë po shohin Edi Ramën e vërtetë, një hajdut të ftohtë që për të mbushur xhepat e tij është i gatshëm të flakë në rrugë qytetarët’, u shpreh Basha.
Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:
Tani është e qartë për të gjithë ju që projekti i Unazës është një projekt vjedhjeje dhe jo një projekt zhvillimi për xhepat e Edi Ramës. Ne kemi dy muaj që e themi këtë. Por, më mirë vonë sesa kurrë.
Sot të gjithë po shohin Edi Ramën e vërtetë, një hajdut të ftohtë që për të mbushur xhepat e tij është i gatshëm të flakë në rrugë, pleq, fëmijë, gra shtatzanë, i frymëzuar nga makutëria e tij për para.