"Mund të ikë si Gruevski, Ramës t'i bllokohet pasaporta"

Premte, 07 December 2018 21:35

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili shkruan se Prokuroria duhet t'i bllokojë pasaportat Ramës, Gjiknurit dhe Qendros.

Reagimi i plotë:

Prokuroria njesh me hajdutet e qeverise,pse nuk i bllokon pasaportat Rames,Gjiknurit dhe Qendros.

E padegjuar!!!

Pas fakteve te tmerrshme per fallsifikim dokumentash hajdutet e qeverise pranojne qe kane vjedhur hapur ne mes te sheshit tenderin te Unaza e re dhe e pezullojne tenderin.

Prokuroria me e inkriminuar ne bote ne vend te conte menjehere pas hekurave hajdutet e qeverise, heshti per nje kohe te gjate dhe u krijoi kohen, hapesiren, mundesite qe te fshehin provat.

Pse nuk i bllokon pasaportat prokuroria Edi Rames,Damian Gjiknurit dhe Afrim Qendros apo pret qe te ikin si Gruevski.

Kjo prokurori ka vdekur.

Kjo prokurori ka zgjedhur te jete me kusaret e qeverise dhe kunder ligjit dhe popullit te vet.

Kjo prokurori ka zgjedhur ta mbeshtese dhe ta fshehe krimin dhe jo ta luftoje ate.

Kjo prokurori ka zgjedhur edhe fatin e vet te pashmangshem, qe eshte si i ai krimineleve dhe shkelesve te ligjit,pra denimi i rrepte dhe pa asnje tolerim.

Login to post comments