Vertet prisni qe Arta Marku te hetoje skandalin korruptiv te tenderit te Unazes se Madhe?! Po ajo sonte po feston.
Arta Marku edhe pak dite mbush nje vjece si Prokurore e Pergjitheshme e PERKOHESHME. E te mendosh qe miqte e saj deputete socialiste qe e vune aty ku eshte sot, thane qe vetem dy muaj do te qendronte ne detyre.
Shpejt ajo do te zevendesohet sepse e kreu detyren e saj te PERKOHESHME: shkarkoi dhe transferoi prokuroret qe nuk i duheshin Rames dhe vuri ata qe i duheshin atij, bllokoi dosjet dhe prishi hetimet qe i digjnin Kryeministrit. Urdheroi prokuroret qe te marrin pjese ne mbledhjen per zgjedhjen e KLP pasi i kercenoi per nje vit me transferime dhe dosjet e vetingut.
Per te gjitha sherbimet qe ka kryer ne nje vit, Edi Rama sot i gjeti nje pune edhe per nje vit. Arta Marku u emerua sot pa short, ne kundershtim me ligjin ne Keshillin e PERKOHSHEM te Emerimeve ne Drejtesi. E kam seriozisht, edhe ketu e PERKOHESHME eshte. Ligji parashikon short mes kandidateve. Por Arta Marku perjashtoi gjithe prokuroret e tjere dhe vuri vetem veten e saj dhe keshtu nuk u hodh short, por ajo u emerua direkt nga Gramoz Ruci.
Ne kete KED e Perkoheshme, Arta Marku do te perfaqesoje Prokurorine e Pergjitheshme. Por kur sipas Kushtetutes te largohet prej atij posti, do te kthehet prokurore rrethi. Pra ne kujdershtim me ligjin, nje prokurore rrethi do te perfaqesoje Prokurorine e Pergjitheshme. Ky palacollek eshte vetem nje adulterizem i turpshem ligjor!
Cdo marredhenie apo dashuri e jashteligjeshme, e perkoheshme eshte. Nderkohe Arta mban ne dore nje luledele dhe ben llogarite: do me mbaje...nuk do me mbaje...
Dhe ju prisni qe Arta te hetoje Edi Ramen! Ajo ka luledelen e saj.
#DhjetoriDyte