Në ditën kur besimtarët kremtojnë ditën e lindjes së Krishtit nuk kanë munguar edhe urimet nga personalitete të fushës politike në vend.
Ka qenë kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e cila përmes një prononcimi për mediat, tha se dakordësia mes politikës shqiptare do të sillte paqe dhe begati për të gjithë shqiptarët.
Ajo është e mendimit se të gjithë politikanët duhet të kthejnë besimin në zot, pasi sipas saj, kjo është në interes të popullsisë dhe të perspektivës së vendit.
“Mendoj se dakordësia e paqja e politikës shqiptare do të sillte begati. Mendoj se politika duhet ta kthejë besimi në zot, sepse kjo do ta ndihmojë t’i shërbejë popullit”, tha mes tjerash Kryemadhi.