Skandal/ Rama shkëmben letra me Serbinë për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, reagon Haradinaj

Tuesday, 25 December 2018 20:24

Për letrën që Ana Brnabi i dërgoi shefit të qeverisë shqiptare Edi Ramës ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në letër, Brnabiç i kërkon Ramës që të tërheqë njohjen e Pavarësisë së Kosovës. “Sa i përket taksës, ajo është e drejtë e jona pasi në mbrojmë sigurinë tonë kombëtare. Kryeministrja e Serbisë vazhdon të dërgojë letra për qeveri të ndryshme. Nuk ka pasur turp t’i dërgojë një letër edhe Edi Ramës për të tërhequr njohjen e Pavarësisë së Kosovës. Derisa Serbia ka të tilla qasjesh, atëherë kuptohet pse ne veprojmë kështu”, u shpreh Haradinaj.

Deri tani, nuk ka pasur asnjë reagim nga qeveria shqiptare, lidhur me kërkesën e palës serbe. Vetë kryeministri Rama nuk ka reaguar për këtë çështje.

Login to post comments