Pas lajmit se 80 përqind e policëve duan të largohen nga Shqipëria, ka ardhur dhe reagimi i kreut të grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili.
Me anë të një postimi në Facebook, Vasili thekson se për turpin e Edi Ramës edhe policët po kërkojnë të ikin nga Shqipëria.
Postimi i Vasilit:
Per turpin e Edi Rames 80% e policeve kane aplikuar per llotarine amerikane.
Per faqen e zeze te Edi Rames 70% e familjeve te policeve jetojne nen minimumin jetik.
Ne ditet e errta te Edi Rames shqiptaret kane qene me te pasigurte se asnjehere,pronat e tyre me te rrezikuara se kurre,familjet me te shqetesuara se asnje here.
Me te qetet dhe te sigurtet ne ditet e Edi Rames kane qene vetem trafikantet dhe kriminelet.
Ne ditet e zeza te Edi Rames shqiptaret e kane pare lirine,dinjitetin te neperkembur dhe policine te demoralizuar,te varfer dhe te percmuar e neperkembur dhe jo si mbrojtjen e tyre..
Cdo dite me tej e Edi Rames eshte dite e keqe per kedo.