Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, menjëherë pas konferencës për shtyp të Kryeministrit Rama, ka dalë në një deklaratë për mediat, dhe është shprehur se Rama është duke mashtruar studentët.
Basha u shpreh se Rama është në panik nga revolta studentore.
Në konferencën nga selia blu, Basha tha se Rama nuk ka plotësuar asnjë prej kërkesave të studentëve, ndërkohë që përsërit të njëjtat deklarata.
Para pak minutash mbaroi viti qeveritar, ashtu siç filloi, me mashtrime. Nga goja e tij (Edi Ramës) kanë dalë gënjeshtra dhe mufka që vërtetojnë se ai nuk ka asnjë plan për plotësimin e kërkesave të studentëve. Çikërimet me të cilat doli sot janë përsëritje e atyre që ka thënë gjatë këtyre ditëve. Paketa është mashtrim i plotë, për më shumë është çoroditje që ka kapur Edi Ramën”, tha Basha.
Kreu i PD-së kërkoi anulimin e ligjit të arsimit të lartë si rrugëdalje për krizën ku ndodhet universiteti.