Basha tregon planin e PD-së për shpëtimin e Arsimit të Lartë, ligj të ri

E mërkurë, 26 December 2018 13:32

Në konferencën për shtyp nga Selia blu, Lideri i opozitës Lulzim Basha tregoi planin e Partisë Demokratike për ringritjen e Arsimit të Lartë në vend.

Basha premtoi se nga Janari PD-ja do të nisë konsultimet me pedagogët dhe me studentët për hartimin e një ligji të ri, që i jep fund favorizimit të Universitete Private.

“Ai nuk ka asnjë plan dhe vullnet për të ndryshuar gjendjen e studentëve, cikërrimat me të cilat doli sot nuk zgjidhin çështjet që shqetësojnë realisht studentët. Ligji i Arsimit të Lartë është zanafilla e të gjitha problemeve, për shkak se është një proces i hapur korruptiv. Sot kemi arsimin e lartë më të shtrenjtë ne europë dhe kemi cilësinë më të dobët”, u shpreh Basha.

“Hapi i parë që ne kërkojmë që të ndërmerret është anulimi i ligjit dhe hartimi i një ligji për arsimin e lartë në konsultime me pedagogë, ku të mëshirohen standardet e Europës. Demokratizim dhe jo centralizim, më shumë autonomi, rol më i madh për pedagogët e studentët.

Një rikonceptim i mënyrës si do të rritet cilësia e mësimdhënies në universitete. Rritja financiare nuk con në përmirësim të cilësisë. Mbështetje për infrastrukturën akademike që sot është në ditën e saj më të zezë, rankimi i universtiteteve. Janë kolona për një ligj të arsmit të lartë”, tha më tej Basha.

Sipas Bashës rruga e dytë që PD do të kërkojë të ndiqet është: Dyfishimi i buxhetit për arsimin e lartë. Rama nuk tha sot një të vërtetë që totali i buxhetit për arsimit është afërsisht 2 mln $ cfare do zgjidhi me kaq?

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...