Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili në një dalje për mediat ka denoncuar pengimin e tubimit të diasporës shqiptare nga ana e Policisë së Shtetit. Vasili tha se kryeministrin Edi Rama e ka kapur frika.
“Dje qeveria e kryeministrit Edi Rama së bashku me instrumentat e errëta të Policisë së Shtetit kanë penguar një tubim të diaporës shqiptare. Për herë të parë kemi një pengim të diasporës shqiptare, ku policia e shtetit pengon tubimin, me sebepin se prishet terezia me një tubim të tillë. Kjo do të thotë se frika që ka kapluar kryeministrin nuk kurseu as diasporën.