Protesta e diasporës/ ‘Gjysmën e qeverisë e rrëzuan studentët, të bashkohemi për ta rrëzuar të gjithën”

Premte, 28 December 2018 14:14

Siç është njoftuar edhe më herët nga ana e tyre, pavarësisht se Policia nuk u dha leje për mbajtjen e protestës, emigrantët do të protestojnë ditën e sotme në orën 17:00 përpara kryeministrisë.

Njëri nga iniciuesit e kësaj proteste, emigranti Genc Sejko tha se ne do të protestojmë përpara kryeministrisë sot në orën 17:00 ashtu siç e kemi njoftuar.

“Protesta do të jetë paqësore, dhe u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin me vetë këdo nga familja apo që njohin që të vijnë të bashkojmë të gjitha kauzat një një të përbashkët. Protesta e studentëve rrëzoi gjysmën e qeverisë. Çfarëdo të ndodhi në qoftë se bashkohemi të gjithë bashkë? Të vini sot në shesh dhe t’a shohim,” – tha Genc Sejko.

Një aktiviste u shpreh se ajo nuk donte të bëhej një emigrante por të jetojë në vendin e saj.

Ajo ftoi qytetarët që t’i bashkohën kësaj proteste për të mos qenë më thjeshtë një numër apo një votë por duke zgjedhur për të jetuar me dinjitet.

Video

Login to post comments