Qeveria e neobllokmenëve nuk mund të vonohej në riciklimin e saj. Plot 44 vjet pas largimit të anëtarit të Byrosë Politike, zëvendëskryeministrit e ministrit të Mbrojtjes Popullore, Beqir Balluku, Edi Rama na lajmëroi sot se një balluk tjetër po vjen në Këshillin e Ministrave. Ballukun e ri, Rama e ka pasur në bashki kur ishte kryetar, si dhe e ka vlerësuar në post kryesor gjatë këtyre 5 viteve që ai qeveris Shqipërinë në mënyrë më të keqe të mundshme. Rama po na jep një tjetër mesazh se ai nuk mund të qeverisë pa praninë e bijve të nomenklaturës së lartë komuniste. për fat të keq, Balluku i madh i vra nga ai që i shërbeu shumë, se ku i dihej mund të ishte ai ministër i Ramës.