Rama-Braçe, çifti qeveritar më qesharak në Europë

Premte, 28 December 2018 18:29

Me emërimin e Erion Braçes si zëvendëskryeministër, Shqipëria do të ketë çiftin më qesharak në qeveri të dy numrave të parë të saj; njëri tepër i gjatë, e tjetri tepër i shkurtër.  Të dy, si Rama e ashtu edhe Braçe, janë bij të nomenklaturës së lartë e të mesme komuniste. Rama si i biri i anëtarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor e me lidhje me anëtarin e Byrosë Politike, spiro Koleka, ndërsa Braçe, me origjinë nga Lozhani i Korçës, i takon brezit të atyre që pruri Partia e Punës nëpër qytete, për të prishur raportet shoqërore e për të formuar ato të rejat socialiste. Braçe i takon nomenklaturës së mesme, në lidhje me Bashkimet Profesionale apo me dyqanet e djathit.

Braçe njihet si përdorues i një fjalori ordiner si në Kuvend, ashtu edhe me njerëz të zakonshëm në rrugë. Edhe Rama njihet si gojëprishur, megjithëse ruhet shumë në publik. Braçe nuk ka punuar asnjëherë në ekzekutiv. Ai është deputet prej vitit 1996. Përveçse tip nevrik që duket sikur po i kupton çështjet apo e ha meraku për punët, Braçe nuk mbahet mend për asgjë dhe as besohet se mund të shërbejë për gjë. Më keq akoma, Braçe nuk plotëson asnjë parametër fizik për të pasur cilësinë e shtetarit.

Modifikuar më Premte, 28 December 2018 20:52
Login to post comments