Rama me dy balluke, njëra te vetingu e tjetra te qeveriu

Saturday, 29 December 2018 10:41

Dashuria e pasioni i Ramës për bllokun komunist njihet prej vitesh. Jo më kot apo rastësisht ai është i përzgjedhuri i Partisë së Punës (me emër të ndryshuar nga rrethanat historike). Për këtë arsye, asnjëherë në qeverinë e tij nuk mungojnë bijtë apo bijat e anëtarëve apo kandidatëve të Byrosë Politike, Komitetit Qendror, komiteteve të partisë së rretheve, komiteteve ekzekutive të këshillave popullore të rretheve, degëve të punëve të brendshme, garnizoneve të ushtrisë, prokurorive, gjykatave, hetuesive, etj të shtetit komunist. Këto nuk përbën rastësi, por janë veprime të ndërgjegjshme. Me rrangallat e regjimit komunist dhe përkrahjen e Sorosit, Rama nuk ka ndërtuar veçse një pushtet që ngado që ta çosh, ngelet surrogato dhe i mbrapshtë, një fatkeqësi për Shqipërinë. Vini re praninë e dy ballukëve të Ramës. Njëra është te organet e vetingut dhe tjetra tashmë në qeveri. Nuk ka gjasa që Rama t’i akuzojë ato për ndonjë grusht shteti, siç u akuzua balluku i madh.

Login to post comments