Një çunak anonim nuk mund të jetë ministër

Saturday, 29 December 2018 09:48

NGA KASTRIOT MARKU 

Të emërosh një çunak anonim si Ministër të Jashtëm, pa kurrëfarë profili profesional në shërbimin diplomatik dhe madje as atë politik, mendoj se është nëpërkëmbja dhe përçmimi më i ulët që i është bërë shtetit shqiptar në përfaqësimin e tij publik përtej derës së stanit ku ziejnë hallet tona të shumta.

 Përveç kësaj, importimi patriotik i tij nga një shtet tjetër shqiptar, kur dihet problematika me të cilët fqinjët na atakojnë, është një kosto shtesë që do i vardiset faktorit shqiptar në rajon. E fundit fare që mund të ishte edhe para, anglishtja e tij duhet se është për faqe të zezë, bash në kufijtë e turpit e që e bën t'u nxihet e jo t'u skuqet faqja më se 1 milionë shqiptarëve që e njohin këtë gjuhë shumë më mirë se ky injorant i importuar pa nevojë. Çfarë të thuash tjetër?! Përmirësimi i vetëm që ka bërë kryeministri në kabinetin e tij duket se ka kaluar nga faza e seleksionimit të kriminelëve dhe injorantëve tek seleksionimi i pjesshëm injorantëve.

Login to post comments