Edi Rama, që kur ishte pedagog ka qenë modeli i personit sesi mund të luaje me fatet e njerëzve, e madje jo vetëm kaq, por edhe të tallej me ta.
E kur ai u vu në pushtet, të vetmen gjë që ka bërë më mirë, ka qenë pjesa ku ai bënte qesharakun e ku të gjithë qeshnim me të.
Madje disa thonë se frymëzimin emisioni i “Portokallis” e ka pasur tek sjelljet prej klouni të Ramës, e po ashtu, thonë se materialet kryesore i merrnin nga sjellja e tij.
Kur jemi në vitin 2018, e kur kanë kaluar shumë vite nga krijimi i “Portokallis”, Rama vazhdon akoma më shumë të bëjë qesharakun.
Madje, edhe personazhi i njohur “Kapo Kapllanit”, pasqyron mënyrën sesi funksionon Edi Rama.
Kjo gjë mësëmiri u vërtetua me emërimin e ministrave, të cilët ishin anonim, e ndërsa duket se Rama duke qenë se është bërë xheloz me “Portokallin”, po mendon të bëjë vetë një të tillë.
Patjetër, që aktorët nuk ka nevojë të mundohet shumë për t’i gjetur, pasi në PS, i ke të gjithë, që nga kriminelët, hajdutët, të pashkollët, trafikantët e drogës, etj.
Por, shqiptarët nuk e kanë luksin që të shohin sesi kryeministri i tyre bën humor me hallet e tyre, e prandaj duhet sa më parë që kësaj shfaqe humoristike të tij t’i heqin dritat.
/55News.al/