Në Kosovë tallen me ministrin Cakaj: Baton Haxhiu tentoi t’a birësonte, refuzuan prindërit

Diel, 30 December 2018 21:36

Mediat në Kosovë kanë pasqyruar gjërësisht emërimin e Gent Çakajt në rolin e Ministrit të Punëve të Jashtme. Me një të shkuar të paqartë dhe pa ekseriencë në këtë fushë, Cakaj arriti që brenda gjashtë muajve te bëhet personi më i rëndësishëm në diplomacinë shqiptare, njeriu që do udhëheq marrëveshjen e detit me Greqinë dhe hapjen e negociatave me BE në Qershor.

Nuk dihet se si ai arriti të bind kryeministrin, por është fakt që emri i tij është i lidhur pazgjidhshmërisht me analistin nga Kosova, Baton Haxhiu.

Në një artikull të publikuar 9 muaj në portalin Kuku News, që i trajton lajmet në mënyrë satitike, edhe pse zakonisht bazohet në fakte tregohet njohja e Haxhiut me Cakajn dhe ironizohet me dëshirën e tij për ta birësuar djaloshin 28-vjeçar.

Artikulli i plotë:

E gjithë historia ka ndodhur pasi Gent Cakaj ishte paraqitur vullnetarisht në zyret e Klan Kosovës për ta prezantuar vetën si analist, duke kërkuar që Baton Haxhiu ti siguroë hapësirë televizive mendësisë së re të njerëzve të rinj të Kosovës. Fillimisht Batoni ka shprehur dyshimet e tij pasi është skeptik në gjeneratën e re duke parë shumë shembuj nga djali i tij të cilit rrallëherë i interesojnë komentet e thella politike, por qysh në emisionin e parë praktikë i cili nuk transmetuar, Genti kishte lënë mbresa të thella”.

Trimërisht pa frikë, Baton Haxhiu kishte kontaktuar familjen e Gent Cakajt, duke e pyetur sesi janë mundësitë që Genti të bëhej djali i tij, me mirëkuptimin e tyre.

“Genti është djali që do të doja ta kisha”, ka thënë Haxhiu. Por ai ka marrë përgjigje negative nga prindërit të cilët janë ndjerë të fyer nga ky propozim, natyrisht duke e keqkuptuar gjithë situatën.

“Për që ki parë sdo me thon që mundesh me ble edhe mencurinë. Na kena investu në djal tonin dhe mbetet i joni”, kishin thënë familjarët.

Por Haxhiu ishte munduar që tia shpjegojë gjithë historinë duke tentuar që të shpjegonte se nuk e kishte me atë kuptim por donte që Genti të kishte një të ardhme më të lartë, duke qenë zyrtarisht djali i Baton Haxhiut.

Megjithatë Batoni nuk ishte këmbëngulur duke mos dashur që ta humbasë Gentin i cili ende nuk e di për këtë kërkesë të Haxhiut.

Login to post comments