Vasili: Skandal, ambasadori i BE tregon se pse nuk ka vazhduar “Forca e Ligjit”

E Enjte, 10 Janar 2019 10:43

Kreu i grupit te LSI-se, Petrit Vasili shkruan sot se kembengulja e kryeministrit Rama per te emeruar ne krye te Ministrise se Brendshme, Sander LLeshaj nuk ishte e kote.

Sipas tij, ai u vu ne vend te ish-ministrit Xhafaj, qe te stoponte punen qe po behej ne kuader te operacionit “Forca e Ligjit”.

“Arsyeja e Insistimit te tij eshte shume e qarte sot dhe histeria e Edi Rames ishte plotesisht e motivuar, sepse operacioni “Forca e Ligjit” i ndermarre nga ministri Xhafaj ne ate kohe kishte shkelur dukshem ne kallo dhe Lleshaj ishte tamponi politik per ta ndalur operacionin dhe per tu dhene krimineleve kohe per tu larguar e per te marre masat”-shkruan Vasili, duke shtuar se ndalimin ne mes te opoeracionit, sipas tij e ka pranuar edhe ambasadori i BE, Soreca.

Postimi i Vasilit 

Skandali.Soreca tregon qarte se operacioni “Forca e ligjit” u ndal nga Edi Rama nepermjet Lleshajt !!!

Edi Rama insistoi deri ne histerii per emerimin e ministrit Lleshaj edhe duke shkelur kushtetuten e ligjin.
Arsyeja e Insistimit te tij eshte shume e qarte sot dhe histeria e Edi Rames ishte plotesisht e motivuar, sepse operacioni “Forca e Ligjit” i ndermarre nga ministri Xhafaj ne ate kohe kishte shkelur dukshem ne kallo dhe Lleshaj ishte tamponi politik per ta ndalur operacionin dhe per tu dhene krimineleve kohe per tu larguar e per te marre masat.
Lidhjet e forta dhe kriminalizimi i qeverise se Edi Rames i impononin asaj qe t’i sherbente krimit te organizuar,si dhe te ndalnin goditjen ndaj tij si harac per perdorimin e tij ne zgjedhjet dhe grabitjen e votave,por edhe ne kriminalizimin e ekonomise dhe krijimit te hapesirave pa fund per pastrimin e parave te pista.
Ambasadori I BE ne Tirane evidenton qarte qe ky operacion i sukseshem eshte ndalur ne mes,kur duhet te ndodhte e kunderta.
Ministri Lleshaj me te marre detyren u kujdes “fort” qe si prioritet te mos ishte vazhdimesia e operacionit te sukseshem “Forca e Ligjit” te nisur nga ministri Xhafaj,por kafet dhe barku i rritur i policeve.
Ndaj Edi Rames dhe ministrit Lleshaj sot rendon akuza shume e rende se duke shperdoruar detyren kane sabotuar me qellim luften ndaj krimit te organizuar.

Deklarata e cmuar e z.Soreca e tregon qarte kete dhe mund ta lexoni vete:

“Shqipëria dhe Ministria e Brendshme në vjeshtën e vitit 2018 iu nënshtruan operacioneve shumë të rëndësishme për zbatimin e ligjit kundër krimit të organizuar. Grupi i punës “Forca e Ligjit” ishte shumë efektiv dhe ne presim që kjo të vazhdojë. Dhe unë pres me padurim ta takoj sërish ministrin Lleshaj sa më parë për të diskutuar si ta vazhdojmë këtë punë edhe kundër krimit të organizuar” – thotë Soreca.

Modifikuar më E Enjte, 10 Janar 2019 11:10
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...