Ish-Kryeministri i vendit, Sali Berisha përmes një statusi ka publikuar një akt dhune, që sipas tij ka ndodhur në Tiranë dhe pre e saj ka rënë pedagogia e Fakulteti të Ekonomisë, Iliriana Kuçana.
Berisha shkruan se banditët e Ramës kanë dhunuar dhe kanë shqyer derën e makinës së pedagoges, ndërsa shton faktin se kjo ka ardhur pas denoncimeve që i ka bërë kjo e fundit në media dhunës së Ramës të ushtruar ndaj studentëve.
“Nje akt i shemtuar dhune shteterore te organizuar! Banditet e Rames sulmojne dhe i shqyejne deren e makines te pedagoges se Fakultetit Ekonomik, Iliriana Kuçana, e cila ka denoncuar ne media Ramen per kercenimet dhe presionin me telefon ndaj saj vetem se ajo mbeshtet studentet greviste.
Denoj me ashpersine me te madhe kete akt kriminal te Edvinit dhe bandave dhe ju bej thirrje qytetareve te ngrihen ne mbeshtetje te revolucionit demokratik studentor, jetik per te ardhmen tone! Sb:, shkruan Berisha.