I shumëkërkuari Klement Balili është vetëdorëzuar në Policinë e Shtetit mëngjesin e kësaj të marte.
Ketë lajmi e ka konfirmuar për mediat nga njëri prej avokatëve të tij, Baftjar Rusi.
Balili ndodhet në Policinë e Shtetit së bashku me avokatin tjetër, Theodhori Sollaku.
Vetëm pak momente më herët e bëri publik dorëzimin e tij ish Kryeministri Berisha në një njoftim në faqen e tij ne facebook.
Ish kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se është dorëzuar Klement Balili, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.
Ai ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili shkruan se ai është dorëzuar në prokurorinë e Krimeve të Rënda së bashku me Rigels Balilin.
Klement Balili ishte në kërkim prej dy vitesh..