Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka reaguar pas deklaratës së ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila tha se punësimet në administratë janë bërë më konkurs duke hedhur poshtë akuzat për punësime fiktive të bëra publike nga VOA e cila publikoi disa përgjime. Vasili në një postim në Facebbok shkruan se “kane ikur te gjithë nga mendt me keq se Edi Rama,qe e ka gënjeshtrën menyre jetese”.
POSTIMI I PLOTË
Ore po a ka turp kjo ministrja e drejtesise kur hedh poshte akuzat per punesimet e partise.
Apo kane ikur te gjithe nga mendt me keq se Edi Rama,qe e ka genjeshtren menyre jetese
Keta flasin te gjithe si idiote.
Lexojeni vete dhe gjykojeni vete paturpesine e ketyre,qe eshte turp ti quash ministra.
Ne pergjimet jo te opozites ,por te prokurorise ja ç’thote Arben Çuko ish drejtor i pergjithshem i burgjeve:
“Ki parasysh që Lushnja nuk ka asnjë vend bosh, Fieri ka 20 vende dhe kanë sjellë 200 veta.
Testimi këtë herë u bë me 1358 veta dhe të gjithë ishin listat e partisë.”
Ja cthote kjo ministrja e dtejtesise e Edi Rames ne gare per tu bere me genjeshtare se ai;
“Hedh poshtë akuzat për emërime partiake në burgje. Procesi i punësimeve në burgje ka qenë dhe mbetet procesi më meritokratik.Procesi i punësimeve ka qenë u hapur transparent për të gjithë “.
Kete e akuzojne fjalet e ish drejtorit te saj te burgjeve.
Cfare hedh poshte kjo?
Drejtorin e saj.
Hajde gremine logjike hajde.
Genjeshtarë te tille ky vend as ka pare as nuk do shohe më