Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se dorëzimi i të shumëkërkuarit Kelment Balili nuk mund të konsiderohet si sukses, por si një manovër e mazhorancës, e cila ishte nën presion nga faktori ndërkombëtar.
I ftuar në “Tempora” në Ora News, Basha deklaroi se Balili është vetëdorëzuar nga shtëpia e tij me tre kushte.
“Ky njeri i etiketuar si Eskobari i Ballkanit nuk është arrestuar por është vetëdorëzuar. Sipas të dhënave që po dalin, ky është vetëdorëzuar nga shtëpia e tij. Ky njeri nuk ishte pengmarrës i një aeroplani me pasagjerë që negocioi për t’u vetëdorëzuar. Ai ka qenë në kërkim policor nga autoritetet shqiptare, ka qenë në kërkim ndërkombëtar. Autoritetet e DEA-s kanë qenë disa herë në Shqipëri për të bërë të mundur arrestimin e tij. Nuk kemi të bëjmë këtu me një sukses, por me një manovër. Një manovër, nga njëra anë një manovër të Kelment Balilit me tre kushte. Të mos ekstradohet, të ketë një qeli me kushte të mira. Kishte një memo ku thoshte që duhet të fusim mik Kelment Balilin për të na plotësuar Kelment Balilin”, përfundoi Basha.