Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në "Tempora" nga Sonila Meço, u pyet nëse Partia Demokratike me ardhjen në pushtet do të financojë universitetet private.
Basha: Në mënyrë absolute, universitetet private do të kenë vendin e tyre për të konkurruar në treg, por në mënyrë universitetet publike do të kenë mbështetje totale nga fondet publike, jo universitetet private. Kemi provuar që në buxhetin e viti, kjo qeveri ka ndarë 105 mln dollarë për 5 apo 6 oligarkë oligarkë. Dy llokmat e mëdha shkojnë për tre shkojnë tek koncesionet e shëndetësisë 33 mln dhe tre inceneratorët e Arben Ahmetajt 21 mln dollarë. Arben Ahmetaj fshihet pas kompanisë së regjistruar në parajsa fiskale. Kemi edhe disa të tjerë që kanë kontratat korruptive tek unaza e madhe. Mjafton një pjesë e kësaj shume që të ndiet politika jonë për arsimin e lartë. Ne e kemi kundërshtuar ligjin e arsimit të lartë dhe do ta rrëzojmë sapo të vijmë në pushtet. Shqipëria ka çmimin më të lartë për të shkuar në universitet dhe kemi cilësinë më të dobët.
Për herë të parë në 28 vite, një kryeministër i cili ashiqare paratë që duhet ti zerojë tarifat për familjet që nuk paguajnë dot, këto para ua dorëzon 5 miqve të vet.