Basha për vetëdorëzimin e Balilit: Trafikanti ndërkombëtar trajtohet si VIP

Tuesday, 15 Janar 2019 22:33

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në "Tempora" nga Sonila Meço, tha se Klement Balili konsiderohet si VIP, duke u shoqëruar me makinën e një drejtori policie.

Basha: Si ka mundësi që një prind i papunë me tre fëmijë që del e proteston se i kanë vënë traun tek pragu i shtëpisë tërhiqet si kafshë me pranga në duar, ndërsa njeriu i konsideruar si Eskobari i Ballkanit del dhe takohet me drejtorin e Policisë dhe hipën në makinën e drejtorit të Policisë. Ajo është makina e një funksionari. E kuptoni çfarë shteti qesharak që kemi. Qytetarët që protestojnë e trajtojnë si kriminel dhe një në kërkim ndërkombëtar e trajtojnë si VIP.

Nuk ka dyshim që ishte vetëdorëzim sepse Klement Balili, njësoj si shumë persona në kërkim ndërkombëtar për trafik droge kanë patur dhe vazhdojnë të kenë mbështetje politike nga Edi Rama dhe qeveria e tij.

Login to post comments