Nishani: Balili shkon vetë në Prokurori, Kryeministri mburret se e kapi!

E mërkurë, 16 Janar 2019 11:56

Ish-Presidenti Bujar Nishani nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ironizuar Kryeministrin dhe Qeverinë për mënyrën se si ata reaguan pas vetëdorëzimit të Klement Balilit.

 “Kryeministri i Shqipërisë mburret pse një trafikant në kërkim policor prej 3 vitesh qënka dorëzuar vetë në polici. Balili paska qenë në mes të Sarandës dhe qeveria e Ramës nuk e gjente dot. Pas 3 vitesh vërdallosje, Balili shkon në prokurori vetë dhe KM mburret se e kapi. Ku e katandisën këtë shtet!” shkrun në Facebook ish Presidenti, Bujar Nishani.

Login to post comments