Deutsche Welle: Diplomacia shqiptare në krizë, mungon në aktivitetet jashtë vendit

E mërkurë, 16 Janar 2019 10:47

Ngërçi mes Presidentit Meta dhe kryeministrin Rama për Ministrin e ri të Jashtëm ka tërhequr vëmendjen e medias gjermane, ‘Deutsche Welle’. Në një analizë, thuhet se kriza institucionale ka detyruar ministrin Bushati të anulojë një vizitë të rëndësishme në Berlin me homologun, Heiko Maas.

Kriza institucionale Kryeministri-Presidencë e ka ҫuar në ngërҫ diplomacinë e Tiranës në aktivitete jashtë vendit. Ministri i Jashtëm në detyrë, Bushati, anuloi vizitën në Berlin dhe takimin me ministrin e Jashtëm, Heiko Maas, të planifikuar për të mërkurën, (16.01). Burime zyrtare nga Ministria e Jashtme në Tiranë i thanë Deutsche Ëelles (15.01) se ‘fokusi i bisedimeve Bushati-Maas ishte procesi i integrimit europian, pritshmëritë e Shqipërisë dhe ecuria e reformave për të hapur negociatat e panimit me BE në qershor të këtij viti, situata në rajon, sidomos në Maqedoni’”, shkruan DW, duke vijuar:

E pyetur për arsyen e anulimit të vizitës së Bushatit në Berlin, Edlira Prendi, zëdhënëse në Ministrinë e Jashtme i tha DË-së, se kjo është bërë “për shkak të situatës, pritjes së ҫdekretimit të ministrit Bushati dhe dekretimit të kryeministrit Rama si ministër i Jashtëm nga Presidenti Meta”. Bllokimi i ri ka bërë të anulohen edhe takime të rëndësishme për integrimin e vendit. Që nga shkarkimi i tij nga detyra e Ministrit të Jashtëm, në 28 dhjetorin e kaluar, Bushati, ka anuluar disa takime të planifikuara në Bruksel, si ato me Johannes Hahn, Komisionerin për Zgjerim të BE dhe Përfaqësuesen e Lartë të BE, për Politikën e Jashtme, Federica Mogherimi. Të vetmet bisedime zyrtare zhvillohen në Tiranë. Ministri në detyrë, Ditmir Bushati takon të martën ministrin e Jashtëm të Italisë, Emzo Milanesi dhe të mërkurën mnistrin e Jashtëm të Hollandës, Stef Blok”, përfundon media e rëndësishme gjermane.

Presidenti Meta refuzoi pak ditë më parë propozimin e Gent Cakajt, ndërsa të hënën në këtë rol u vetëpropozua kryeministri Rama.

Modifikuar më E mërkurë, 16 Janar 2019 12:09
Login to post comments