Teksa i përgjigjej fjalës së deputetes Lala, Kryetari i opozitës Lulzim Basha, është shprehur sot në Kuvend kjo gjoja deputete flet sot këtu sepse ju është prishur thjesht një Pazar.
“Teatër i shëmtuar ky që dëgjuam këtu sot. Del një gjoja deputete dhe bën një gjoja pyetje dhe flet gjoja e deleguara e qarkut Dibër dhe kthen gjoja përgjigje, është thjesht prishur pazari.
Dhe ai që ua shtrëngon fijet të dyjave, në veçanti te deleguarës së Dibrës ndonjë pazar tjetër. Siç është prishur pazari tek Unaza, e morët vesh apo jo. Është futur një fatkeq dhe ka ofruar 5 milionë euro më pak se ai që do fitonte tenderin. Ishte përcaktuar që do ta merrte Gjoka dhe kapari është paguar”, tha Basha.