Berisha nxjerr bllof Ramën. Pas interesimit të gazetarëve mbi tymnajen e ngritur nga Rama për gjoja pamundesinë e Berishës për të vizituar SHBA, ky i fundit konfirmoi në dy pyetje të bëra nga gazetarët se nuk ka aplikuar për vizë por nuk i është refuzuar kurrë viza në rastet kur ka aplikuar.
Në 10-minutëshin e pushimit ne Kuvend, ish-kryeministri Berisha ka folur sërish për aludimin e kryeministrit Edi Rama se nuk mund të kalojë dot oqeanin dhe të shkojë në SHBA.
A iu është refuzuar viza?
Jo kurrë. Në mënyrë absolute kurrë. Është një trillim fund e krye. Por unë udhëtoj shumë rrallë.
Kryeministri Rama e konsideroi VOA-n kazan për herë të dytë…
Zoti Rama është në përpëlitje sepse po demaskohet çdo ditë e më shumë. E vetmja fije shprese e tij është se po skadojnë transaksionet me trojet shqiptare.
Zgjedhje me Edi Ramën nuk ka. Opozita do e parandalojë sepse zgjedhje me Edi Ramën nuk ka. Rrëzimi i Edi Ramës.
Kjo përpjekje e opozitës nuk është të vijë në pushtet me forcë pro të vijë në pushtet me votë.