Rama është shfaqur i shpërfytyruar sot në Kuvend për shkak të efektit të drogës. Në një gjendje të rëndë Rama ka folur me një fjalor rruge në Kuvend duke sulmuar sërish Zërin e Amerikës pse publikoi përgjimet e zyratrëve të lart të PS për cjedhjen e votave në zgjedhje në bashkëpunim me bandat. “Për një periudhë të shkurtër kjo është hera e dytë që Zëri i Amerikës bëhet zëdhënës i kazanit të Tiranës”, tha kreu i qeverisë nga foltorja e Kuvendit.
Ai u mundua t’i përgjigjej edhe akuzave të deputetëve të opozitës, të cilët përsëritën në mënyrë të vazhdueshme akuzat e publikura nga një media prestigjoze si VOA.
Ndërsa ish-Kryeministri Sali Berisha ishte duke debatuar me kreun e qeverisë në Kuvend, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ka mbyllur mikrofonin dhe ka kërkuar të largohet nga foltorja.
Mbyllja e mikrofonit ndodhi pikërisht në momentin kur debati ishte nxehur midis të dyve për aksionet që bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama ka në bankën ABI Bank dhe për të cilat Rama iu shmang sqarimit për të disatën herë, edhe pasi Berisha e pyeti drejtpërdrejt sot.
Deputetët e PD-së u ngritën në këmbë pranë foltores dhe i bënë thirrje Ruçit të hapte mikrofonin, por Ruçi nuk ka hequr dorë nga presionet për ta larguar Berishën me çdo kusht nga foltorja dhe për të mos e lejuar të flasë. Më pas, Ruçi e mbylli seancën për dhjetë minuta.