Bashkohen partitë shqiptare në Mal të Zi, Romeo Gurakuqi: Lajm i mire, të shkohet më tej

E Enjte, 31 Janar 2019 14:54

Deputeti demokrat i Shkodrës, Romeo Gurakuqi, e ka përshëndetur me një status-editorial në faqen e tij në Facebook bashkimin e partive shqiptare në Mal të zi për zgjedhjet vendore në prag. Historiani e quan vetëm një hap të parë këtë bashkim dhe kërkon unifikim të mëtejshëm që lidhet me ushtrimin e së drejtës së votës, votimin e shqiptarëve të Diasporës, shkollimin e fëmijëve dhe kujdesin për trashëgiminë kulturore, përfshirë edhe atë demografike. Sipas Gurakuqit ky bashkim do ta kthejë udhëheqësinë politike të trevave shqiptare në Mal të zi në duar të shqiptarëve.

Statusi i Romeo Gurakuqit ne FB
Malësia shqiptare e bashkuar ne një koalicion parazgjedhor për zgjedhjet vendore ne Republiken e Malit te Zi. Ky asht një lajm shume i mire për te cilin është punuar prej kohesh.
Koalicioni i nënshkruar prej kryetarit te Alternatives Shqiptare zotit Nik Gjeloshaj, kryetarit te Lidhjes Demokratike Shqiptare, zotit Nikollë Camaj dhe kryetarit te Unionit Demokratik te Shqiptareve për Malësinë, zotit Fadil Kajoshaj, është  hapi i pare qe do te mundësoje rikthimin e udheheqesise politike ne Komunën e Malësisë, tek shqiptaret, pas disa vitesh tërheqjeje, te shkaktuara  nga politikat e stërholluara  te përçarjes e copëtimit politik te njësisë, te zbrazjes se heshtun dhe kolonizimit te pandalshëm, te tokës stërgjyshore te arbërve  te veriperëndimit.
Është koha qe fasadat e deritanishme te Podgoricës zyrtare per kinse respektim te te drejtave politike, përfaqësuese dhe pronësore, te bien dhe te vendosen përballë nje realiteti qe eshte thelbesisht i ndryshëm.
Politikanet e urte te Malësisë e bene hapin e pare.
Tashti kërkohet qe “Malësia na Bashkon” te kthehet ne një parulle mobilizuese dhe vepruese, gja qe kërkon maturi, tolerance dhe këshillim te përshtatshëm ne aspektin organizativ, perzgjedhor te burimeve njerëzore përfaqësuese dhe krijimit te kushteve, qe te gjithë zgjedhësit shqiptare, kudo ndodhen, te kenë mundësi te votojnë.
Rivendosja e kontrollit politik te shqiptareve ne shtëpinë e tyre ne Malësi, do te thote: zotnim i plote i te drejtave te percaktueme nga kushtetuta e vendit ku sot ata jetojnë, përkundër përpjekjeve sublime te etërve te tyre famëmëdhenj per te qene pjese përbërëse e shtetit te tyre ame; ma shume investime dhe punësim për shqiptaret ne ate pjese te Alpeve dhe ultësirës përgjatë pjesës veriore te Liqenit te Shkodres; ndalje e kolonizimit dhe zaptimit te pronave private dhe komunitare te Malësoreve, prona qe shtrihen prej kohesh qe nuk mbahen mend,  ne një sipërfaqe te madhe deri ne hyrje te kryeqytetit malazias; me shume shkollim i fëmijëve ne gjuhen shqipe dhe rishnderrim i Gjimnazit “25 Maji”, ne një vatër te përparimit te brezit te ri te Malësisë, ashtu sikurse Ministri i famshëm i arsimit dhe biri i ndritur i Trieshit, Mirash Ivanaj, do ta kishte ëndërruar.
Koalicioni është  një përpjekje e shkëlqyer per maksimalizimin e votës, por qe duhet te shoqnohet me sigurimin e pjesëmarrjes ne votim te te gjithë shqiptareve me te drejte vote.
E rëndësishme asht krijimi i te gjitha kushteve për pjesëmarrjen e diasporës ne proces. 
Me, 3 mars 2019, ditën e zgjedhjeve, bijtë e Malësisë,  qe te detyruar nga diskriminimet e heshtuna dhe te zgjatuna ne kohe, ndodhen te shpërndarë ne katër anët e botes, asht e nevojshme te jene ne trojet e tyne, per t’i thane ndal avancimit te padrejte te zaptuesve dhe për te shënuar dhe festuar, një fillim te ri, rimarrjeje te te drejtave demokratike qe u takojnë, për te ushtruar politikat e tyre te lirisë.
Ndërkohë, nuk duhet te harrojmë, se zgjedhjet lokale dhe ky organizim është vetëm seanca e pare “stërvitore”, per nje faze edhe me te rëndësishme politike: zgjedhjet e ardhshme te përgjithshme. Shqiptaret ne Mal te Zi duhet te përgatiten për dërgimin e një përfaqësie te kualifikueme dhe imponuese ne Parlamentin e ardhshëm te Podgoricës.
Po ashtu, bashkimi politik ne Malesi, mund te shërbejë për te kujtuar,  se Malësia ka përkrahjen Ulqinit, Anës se Malit, Krajes, Tivarit te Vjetër, Shestanit. Nuk duhet te harrojmë se secila prej këtyre aneve te trevave shqiptare përballohen me fenomene te ngjashme, ose edhe me te renda, te zbrazjes dhe përpjekjeve për shndërrim identitet, kulturore dhe pronësor.
E gjitha kjo, tërheq vëmendjen për një mobilizim dhe bashkim te gjithanshëm te faktorit shqiptar dhe një konceptim te zgjuar dhe europianist te aksionit te ardhshëm politik, nga malet e Trieshit, Kojes, Traboinit etj., deri ne Ulqinin e Adriatikut. Urimet ma te mira për ju vellezer!

Login to post comments