Kreu i PD-së Lulzim Basha i pranishëm në ditën e 89 të protestës së banorëve të Astirit, tha se kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e kanë vendin në burgun 313. Nga protesta, Basha iu rikthye akuzave ndaj kryebashkiakut Veliaj për dhënien me koncesion të parkimeve në Tiranë dhe grabitjen e tokës publike tek Policia Bashkiake për interesa privatë, Basha kërkoi nga qyterarët t’i bashkohen protestës së 16 shkurtit për të rrëzuar Ramën dhe për t’i dhënë fund aferave korruptive të Veliajt.
“Asnjë përgjegjës se shteti ka rënë, Edi rama dhe qeveria ka braktisur qytetarët. I dhunojnë i tallin i përbuzin, në këtë situatë opozita ka shteruar pozicionin e saj.
Ndërkohë që jemi këtu Bashkia e Tiranës po bën dy akte korruptive, një të shembjes së drejtësisë së policisë, një tjetër dhënia me koncension e parkimit. E gjitha kjo bëhet për të zhvatur qytetarët, ndaj ju kërkoj të na bashkoheni për të mbrojtur xhepat tuaj.
Shumë shpejt do të japin llogari, këtij, mali, abuzimi, këtij mali të vjedhjes së poshtërimit. T’i japim një grusht në zemër pushtetit të ramës dhe ta shtrijmë për dhe. T’ia kthejmë qeverinë shqiptarëve me 16 shkurt.
Politikanët e korruptuar do të ikin me turp dhe me mllef nga protesta e 16 shkurtit. As Edi Rama dhe as Erion Veliaj nuk kanë për të shkuar diku tjetër për post burgut 313. Nuk do të lejojmë të arratisen nga Shqipëria, por do të japin llogari këtu. Prokuroria meriton grushtin më të fuqishëm ashtu si Edi Rama dhe Erion Veliaj”, u shpreh ai.