Juristi Çlirim Gjata, njëkohësisht edhe Sekretari i Çështjeve Ligjore në PD, ishte i ftuari i mbrëmjes së sotme në studion e SYRI.net.
Duke folur në lidhje me hetimet që kanë nisur për Zërin e Amerikës, pas publikimit të përgjimeve për blerjet e votave, Gjata është shprehur përballë gazetarit Alen Xhelili se 'Edi Rama e ka shkatërruar Prokurorinë e Krimeve të Rënda'.
‘Edi Rama duke emëruar Arta Markun dhe Donika Prelën shkatërroi Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Ky institucion bëri disa punë të mira, por Reforma në Drejtësi synoi shkatërrimin e këtij institucioni, u hoqi dosjet e rëndësishme prokurorëve dhe i hoqi, duke i transferuar.
Kjo ishte Reforma, shkatërrimi i këtij institucioni dhe këtë Edi Rama e arriti me anë të Arta Markun dhe Donika Prelën’, u shpreh juristi Çlirim Gjata në studion e lajmeve të SYRI.net.