LAJM I FUNDIT/ Berisha ndërhyn në telefon gjatë emisionit "Opinion", tregon të vërtetën për vizën amerikane

E Enjte, 31 Janar 2019 22:58

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një ndërhyrje të pazakontë me telefon në emisionin “Opinion” për të sqaruar mashtrimet e kryeministrit Rama se i kanë refuzuar vizën amerikane.

Më poshtë pjesë nga ndërhyrja/ Pyetje-Përgjigje

Z. Berisha a mund të na sqaroni deklaratat e Ramës në Parlament se ju kanë refuzuar vizën amerikane?

Si në Parlament ashtu edhe tani në darkë tregoi se është në një gjendje të rëndë psiqike.Ai u bë kështu sepse ishte në Gjermani dhe e refuzuan të gjithë zyrtarët për takim. Nuk është Sali Berisha që ia ka publikuar akuzat për të atin, por Mero Baze. Prandaj rri edhe Mero Baze gjith ditën në zyrën e tij sepse ai ka dokumentat origjinale.

Asnjë njeri që akuzon të atin për inçest dhe nuk pranon të bëjë analizëne  ADN nuk do ta kurseja asnjëherë.

Meqënëse foli për kanun, ligj dhe moral. Ti zoti Fevziu ke bërë një emision me të dhe Besnik Mustafain. Të thoshte që nuk vjedh, nuk i marr gruan shokut. Publikoja videon e ta shikojë.

E them me përgjegjësi absolute se që nga dita që kam dorëzuar përgjegjësitë e mia zyrtare nuk kam  bërë asnjë kërkesë për të udhëtuar në SHBA. Nuk më është refuzuar asnjë vizë. Më kanë ardhur me dhjetra ftesa, i kam refuzuar që të gjitha. Asnjë udhëtim zyrtar nuk pranoj të ndërmarr sepse kam dhënë dorëheqje. Asnjëherë nuk ka tentuar të iki privatisht. Ky lajm ka dalë nga Rama dhe as e kam dëgjuar kurrë.

Ju po deklaroni se skeni patur asnjëherë problem?

Po të deklaroj edhe njëherë se që nga 2013 nuk kam bërë asnjë kërkesë për të marrë viza. Rama më përmendi Berlinin, kam qënë në mëngjesin e Lutjeve dhe me ftesë të Xhejms Bekerit.

Ka një ftohje mes kryeminsitrit dhe kancelares Merkel?

Ky faqezi po e fut Shqipërinë në probleme nga të cilat do të jetë e vështië të dalim. Po e bën këtë vetëm për një aventurë, për karigen e tij. Sepse i ka dyert e mbyllura në BE.  Rama të sqarojë qytetarët shqiptarë, pse ABI bank është banka e vetme në ofshore.

Modifikuar më E Enjte, 31 Janar 2019 23:06
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...