Kryefjala e shqetësimeve të qytetarëve që kanë telefonuar sot në emisionin e mëngjesit në “Koha për t’u zgjuar” të Bashkim Hoxhës në Neës24 ka qenë gjuha e përdorur dje në parlament.
Telefonuesit i kanë harruar problemet e tyre personale dhe iu kanë bërë gjyqin politikanëve. Kritikat nuk kanë kursyer kryeministrin Edi Rama. Ndërkohë, qytetarët i kanë uruar ditëlindjen edhe gazetarit Bashkim Hoxha.
“Dje në parlament doli dhe fytyra e vërtetë e Edi Ramës. Një fjalor bastard. Po ai ashtu flet gjithmonë, atë gjuhë përdor jo vetëm me doktor Berishën por dhe me ata që ka rreth e rrotull. E ka bërë dhe kur ka qenë në bashki. Ai është një hajdut. Turp të ketë Edi Rama për atë gjuhë që bëri dje! Megjithatë ai vetes i bën dëm. Se dhe ndërkombëtarët e dëgjojnë. Turp të ketë, burri 50 vjeç. Doktor Berisha i solli demorkacinë atij. Demokracia e bëri Edi Ramën kryeministër. Ne e sollëm. Luftuam e u vramë, janë vrarë kush e di sa djem.”, u shpreh qytetari.
“Të flas nga Greqia, mirëmëngjes. Dëgjova dje Kuvendin, çfarë kryeministri e keni atë. Unë kam qenë me socialistët, por një njeri i tillë. Ç’ti hanë gruas së tij, s’i vjen turp. Si e duron ai popull. Unë jam socialiste dhe do të jem por me Edi Ramën kurrën e kurrës, njeri i ndyrë. Ai i kapërcyer të gjitha rregullat. Si nuk ngrihet ai popull, studentët, çfarë bëri për studentët. Ai duhet hequr osh.”, tha qytetari.