Ish kryenegocatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë Edita Tahiri ka publikuar në faqen e saj në facebook lajmin e takimit të saj me ish Kryeministrin Berisha.
“Qëndrimet e z. Berisha në mbrojtje të kufijve te Kosovës dhe interesave kombëtare janë qëndrime të një lideri vizionar për të cilin kombi shqiptar është mbi të gjitha”, shkruan Tahiri ne postimin e saj,
Postimi i plotë i znj. Tahiri
Pata kënaqësinë si çdo herë ta takoj liderin historik të Shqiperisë Sali Berisha në Tirane. Biseduam për historinë dhe ardhmerinë e kombit shqiptar dhe Kosovës në veçanti. U pajtuam që mbrojtja e kufijve të Kosovës është interes kombëtar dhe askush nuk guxon ti prekë këta kufij, sepse i fituam pas njëqind vjet lufte e gjakut të derdhur të shqiptarëve ndër breza.
Idetë serbo-ruse për ndryshim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë janë ide të vjetra për krijimin e "Serbisë së Madhe" në dëm të tokave shqiptare dhe kthejnë ndikimin rus në Ballkan. Qendrimet e z. Berisha në mbrojtje të kufijve të Kosovës dhe interesave kombëtare janë qëndrime të një lideri vizionar për të cilin kombi shqiptar është mbi të gjitha.
Sali Berisha shquhet si lider historik i kombit tonë me të drejtë, sepse bëri ndryshime historike për Shqipërinë demokratike, përendimore dhe antare të NATO-s, i ka dhënë një mbështetje të fuqishme e kombëtare lëvizjes se popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi si dhe mbështetje gjithë shqiptarëve jashtë kufirit. Nën udhëheqjen e tij Shqiperia ishte e para që njohu pavaresinë e Kosovës qysh në fillimet e levizjes për pavarësi. Ka qenë dhe mbetet kënaqësi bashkëpunimi ynë për të mirën e kombit shqiptar. Ai është një mik i imi shumë i çmuar.