Projekti kriminal Thaçi-Rama-Vuçiç po shitet si fitore

Premte, 01 February 2019 14:03

Nga Ilir Babaramo

Një agresion i paparë propagandistik ka nisur në të dyja anët e Drinit. Hashim Thaçi dhe Edi Rama po përpiqen të bindin gjithë hapësirën shqiptare se marrëveshja që ata të dy kanë arritur me njeriun e Moskës në Beograd është një zgjidhje jo vetëm historike por dhe e favorshme për shqiptarët.

Duket paradoksale por është tërësisht e vërtetë: projekti kriminal Rama-Thaçi, që i fal Serbisë veriun e Kosovës, ka bashkuar ndoshta më shumë se kurdoherë shqiptarët.

Taboret tashmë janë rreshtuar përballë. Rama, Thaçi dhe gjithë banda kleptokrate, provinciale e klanit ‘Pronto’ kanë bërë bashkë në mënyrë instiktive gjithë opinionin publik dhe politik shqiptar.

Si çdo krim dhe ky projekt është ndërtuar mbi një gënjeshtër. Thaçi përpiqet ta shesë si një hartë të vizatuar nga komuniteti ndërkombëtar, mbi të gjitha nga Shtetet e Bashkuara. E kundërta është e vërtetë. Dinamika e ngjarjes është krejt tjetër. E para, ky projekt nuk është zbuluar nga ‘gjenitë’ e sotëm shqiptarë.

Është hartuar nga një prej dy tre më antishqiptarëve në krejt historinë e Ballkanit. Ish-kryetari i Akademisë së Shkencave të Beogradit, Dobrica Qosiç, ia ka nisur Rugovës, 25 vjet më parë, këtë projekt si një ‘zgjidhje historike’. Ndonëse në atë periudhë, thuajse askush nuk I imagjinonte bombat e NATO-s mbi Serbi dhe Rugova kontrollonte vetëm dhomën e tij të gjumit në Velani, presidenti e refuzoi këtë projekt.

Ky projekt u harrua deri sa Beogradi u përfshi në një garë idiote, goditjet që i bënin njeri tjetrit nën brez Thaçi dhe Rama se kush do ishte përfaqësuesi I shqiptarëve në bisedime me Serbinë. Vuçiç e risolli në tryezë këtë projekt.

Dy përfaqësuesit e shqiptarëve ranë dakord.

Me premtimin se Serbia do njohë Kosovën pranuan. Si Vuçiç dhe Thaçi u ulën në bisedime me nga një hall mbi shpinë. Vuçiç duhet të heqë përfundimisht barrën e Kosovës si kushtin më të rëndë që Serbia të anëtarësohet në BE. Thaçi, pasi dështoi të zhbënte në parlament Gjykatën Speciale, shpreson se biletën vetëm vajtje për Holandë nuk do ia presin.

Gjithmonë ka çuar të tjerë aty, por laku po ngushtohet. Shkon me shpresën që duke shkuar në Bruksel për të negociuar nuk mund të përshkojë të njëjtin itinerar si ai që kanë nisur disa ish-komandantë të UCK. Vuçiç pati intuitën se nuk po negocionte me një njeri të lirë, se kishte përballë një peng. Në këtë kontekst u rikthye ideja e Qosiç, ide që i volit kaq shumë dhe Moskës në skenën globale, Krimeja në rend të parë.

Pasojat dihen. Që kur u fillua të flitet publikisht për këtë zgjidhje, Beogradi ka shtuar agresionin diplomatik kundër pavarësisë së Kosovës dhe 15 shtete kanë tërhequr njohjen.

Dy presidentët ramë dakord për ndarjen, të cilën Thaçi e quan me eufemizëm korrigjim kufijsh. E para u lebetit Merkel. I paralajmëroi se është totalisht kundër. Në Departamentin e Shtetit fillimisht i dëbuan bashkë me projektin si dy të marrë.

Por Thaçi e Vuçiç nuk u tërhoqën. Gjetën një zgjidhje. Të dy paguajnë një lobues të përbashkët në Uashogton D. C,. Levandovski quhet. Madje të tre, përfshirë Ramën, kanë gjithashtu një polster të përbashkët, një farë Hasaf.

Ingranazhi u vu në lëvizje. E vërteta është fare e thjeshtë. Zgjidhja nuk u hartua në SHBA. U paraqit si draft nga palët.

Kush ka lexuar librin e Bob Woodward: ‘Fear, Donald Trump at White House’ e ka fare të qartë si funksionon administrata aktuale amerikane.

Deal, është fjala magjike. Le ta marrim të mirëqenë se presidenti aktual amerikan mbështet projektin. Shtrohet pyetja: përse tani kjo marrëveshje?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë partner strategjik I shqiptarëve. Janë shumë më tepër se kaq. Historia jonë 100 vjeçare na ka mësuar se Uashingtoni është aleati ynë jetik, ekzistencial. Vetëm një komb mund të jetë kaq proamerikan si ne, Izraeli.

Në historinë 71-vjeçare të shtetit të Izraelit ka patur momente kur kanë kundërshtuar Uashingtonin. Sigurisht, jo për mustaqet e Erdoganit siç ka bërë Rama disa herë, por për interesa jetike të kombit hebre. Do ishte marrëzi që autoritetet e Prishtinës të sillen Bibi Netanjahu me Barak Obamën.

Mjafton të përgjërohen: Jo, jo këtë marrëveshje nuk mund ta firmosim. Askush nga karafilat që mbrojnë marrëveshjen nuk thotë se si do jetë në SHBA konjuktura, qasja ndaj Ballkanit pas dy ose qameti pas 6 vjetësh. Të gjithë e dinë por pak vetë e thonë. E pra në histori dy vjet zgjasin sa një frymëmarrje.

Le të presim. Përse ky ngut për të mbyllur çdo gjë deri ne qershor? Ndoshta më mirë se kushdo, thelbin e këtij ‘deal’ e shpjegoi dy ditë më parë kryeministri i Kosovës. Me çiltërsinë dhe zgjuarsinë e atij fshatarit nga Gllogjani që ka zbritur në pazar të Deçanit, Haradinaj i trajton si laro të gjithë ata Thaçistë që duan t’ia shesin sapunin për djathë.

Dhe ka të drejtë. Sepse pjesa dërrmuese e opinionit publik në Serbi është e qartë. Ajo që tentojnë të mbajnë në Kosovë janë ose tregu ose manastiret, ose të dyja bashkë. Sigurisht nëse negociojnë me një njeri të lirë, jo me një president peng.

Thaçi dhe Rama po ua shesin shqiptarëve këtë pazar me Vuçiçin si fitore. Mburrja e tyre është e ngjashme me atë të dikujt nga fshati i origjinës së Ramës. Fshatarit i mbeti i vrarë vëllai në përplasje me armë me fshatin fqinj.

Gjithsesi arriti tu merrte një dele. Kaq mjaftoi që në darkë, në klubin e fshatit ti binte gjoksit: kokë lashë, kokë mora.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...