Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, nëpërmjet një mesazhi për qytetarët, shprehet se tashmë ka ardhur dita e shpalosjes së programit të partisë së tij.
'Erdhi dita e Programit tone 'Nje shans per te gjithe'. Shqiperia eshte ne prag te ndryshimit te madh politiko shoqeror,qe Shqiperia te jete shtepia juaj. Eshte ai ndryshim qe e shpeton Shqiperine nga mjerimi ekonomik dhe qeverisja grabitqare qe e ka shkaktuar dhe qe do te largohet patjeter. Qershori i 2017 ishte grabitja e votave nga rilindja e trafikanteve dhe krimineleve', shkruan ndër të tjera deputeti.
Gjithashtu, Vasili shkruan se vjedhja e votave të cilën e vulosi Zëri i Amerikës, thjesht voni vënien në jetë të programit politik të LSI, të cilit tashmë i ka ardhur dita dhe Shqipëria do të nxirret nga kriza.
'Kete grabitje te cilen e vulosi perfundimisht dhe pa asnje ekuivok Zeri i Amerikes. Vjedhja e votave thjesht vonoi venien ne jete te programit tone politiko ekonomik "Nje shans per te gjithe", qe e nxirrte Shqiperine nga kriza. Asnje hap prapa per realizimin e ketij programi te hartuar se bashku me qytetaret dhe per qytetaret. SHQIPERIA SHTEPIA JUAJ', ka përfunduar Petrit Vasili.