Zëvëndëskryetari i Lëvisjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, ishte i ftuar sot në A2 për të komentuar ngjarjet e fundit të politikës në vend. Një nga kryefjalët e ditëve të fundit ka qenë dosja e shumëpërfolur 339, që mund të hedhë dritë mbi përfshirjen e krimit të organizuar në episode të blerjes së votave në Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Dibër.
Për Luan Ramën, “Konteksti është aq alarmant sa më bën të ndihem keq, ka qenë anëtari më i ri i grupit themelues të asaj partie. Mazhoranca e këtij vendi është e tille me anë të votave të marra në bashkëpunim me grupe kriminale, parti është katandisur në një situatë kur nuk dihet ku fillojnë strukturat partiake dhe ku mbarojnë strukturat e grupeve kriminale”.
Për sa i përket sulmeve të kryeministrit Rama ndaj mediave, madje edhe ndaj Zërit të Amerikës, Rama i LSI-së mendon se ka qenë teknikisht “një lajthitje në objekt , aq më shumë që Rama ka qenë protagonist i transicionit tonë, dhe ka patur marrëdhënie miqësore me mediat. Ata që kanë tentuar të anatemojnë Zërin e Amerikës, që është shkollë e shtypit të lirë, kanë parathënë fundin e tyre”.