Kreu i Partisë Demokristiane, me anë të një postimi në rrjete sociale, hedh poshtë barazinë që bëhet shpesh mes politikanëve kur thuhet se :’Ata janë të gjithë njësoj’.
Në shkrimin e tij Ndoka shkruan se politikanët nuk janë të gjithë njësoj, pasi krimi, hajdutët, servilët kanë emër e mbiemër, nënë e babë.
Ja postimi i Ndokës:
Të gjithë janë njësoj, nuk është akuzë; është amnisti!
Shajnë 5-6 deputet në Kuvend, thonë; të gjithë janë njësoj!
Vjedhin 7-8 ministra në qeveri, thonë të gjithë vjedhin!
“Blihen” 5-6 deputet në Kuvend, thonë; të gjithë shiten e blihen!
Jo mor njerëz; faji ka emër, mbiemer, emër babe, e nëne, ka emër fisi, ka emër partie!
Nuk janë të gjithë njësoj, kurrë nuk kanë qënë ,as nuk do jenë!
Kthjellohuni, përqëndrohuni, mendohuni; pastaj flisni me emra; kush ka gojën hale, kush vjedh, kush gënjen etj, etj.
Të gjithë janë njësoj nuk është akuzë; por është amnisti, është sëmundje, është justifikim, është antivlerë,është fundi!
Sot ka vetëm një fajtor; që shan, që tallet, që vjedh, që mashtron, që përdridhet, që vazhdon e vazhdon të tallet më të gjithë Ne, që jemi njësoj; por “Ai” është vetëm dhe ka emër Edvin Kristaq Rama=rilindje