Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zbuluar në Kuvend sot, misterin e vizitës së Kryeministrit Edi Rama në Arabinë Saudite: “Për të rikuperuar paratë e humbura në bankat e falimentuara të Azisë së Largët, shkon në vendet arabe ...” tha shprehimisht Kryemadhi.
"Kjo është metoda e Kryeministrit; “Gënje, se shqiptarët do ta besojnë.” - tha kryetarja e LSI-së. - U tallën të gjithë studentët dje me studentet e ekselencës, që doli se ishte bashkëshortja e një drejtori të naftës në ministri, që punonte në ministri dhe quhej “studente e ekselencës” dhe hidhen në treg si ushqim për njerëzit që kanë mungesë informacioni. Ku ta nisësh dhe ta vazhdosh?!
Ta vazhdosh me taksat e larta, me çmimet e larta, me njërëzit që ikin apo me një kryeministër të papërgjegjshëm, që për të rikuperuar paratë e humbura në bankat e falimentuara të Azisë së Largët, shkon në vendet arabe në mënyrë të tillë për të bërë e lëvruar borxhet e falimentuara të tij dhe që andej fillon e përdor zhargonin e tij elokuent ndaj pedagogëve duke i quajtur qenër!” - nënvizoi Kryemadhi.