Ish-kryeministri Sali Berisha në foltoren e Kuvendit duke folur për ccështjen e Kosovës kujtoi një bisedë me ish presidenti Goerge Ë Bush, kur ky i fundit vizitoi Shqipërinë.
Duke iu referuar çështjes së Kosovës, Berisha tregoi se për çfarë e kishte pyetur ish presidenti, ndërsa bëri thirrje që dy vendet duhet të zgjidhin ngërçin si të pavarura pë ndërhyrjen e 'argatëve' siç e quajti ai.
"Presidenti Bush kur vizitoi Shqipërinë, më thëtë 'më thuaj cili është mendimi juaj për Kosovën për zgjidhje'. Natyrisht unë i thashë 'Pavarësinë'. 'Kur mendohet t'i se duhet të shpallet'?. Këta që ishin hapën sytë dhe menduas se do thuash sot. Jo i thathsë zoti President merrni kohën tuaj ne nuk duam të bëhemi mollë sherri mes jush dhe BE. Dihet se kë kemi mik ne por dihet se ksuh është destinacioni. Por jo siç bën zotëria me argatë të Beogradit. Se tani dështoi procesi. Po bëhet sherri i Ballkanit dhe faturën e paguajnë shqiptarët. Edhe njëherë dënoj me ashpërësinë më të madhe, Kosova dhe Serbia duhet të zgjidhin problemet si dy shtete të pavaruar dhe jo mbi bazën e argatëve që s'kanë atdhe, ideale e argatëve që janë skllevër të dosjeve", tha Berisha.