Deputeti i PD: Hajdutët e Ramës bëjnë plan si të marrin Bashkinë e Vorës, por në 16 shkurt shqiptarët do t’i japin goditjen ...

Premte, 08 February 2019 17:44

Deputeti demokrat Endri Hasa, ka reaguar pas skandalit të radhës së qeverisa, ku ministrja e Ramës diskuton me deputetin socialist se si do ta marrin bashkinë e Vorës.

Me anë të një reagimi në Facebook, Hasa shkruan se Balluku dhe Vorpsi po diskutojnë se si të përdorin paratë e krimit për të marrë bashkinë e Vorës.

 Më tej Hasa u bën thirrje shqiptarëve që të bashkohen në 16 Shkurt dhe të rrëzojnë qeverinë e krimit dhe drogës, që paratë e pista të mos marrin peng jetën e tyre.

Postimi i Hasës:

Autorja e abuzimeve miliona euro dhe e megamashtrimit me Air Albania, me urdher te Edi Rames paska nisur aksion per te mobilizuar krimin dhe parate e korrupsionit per te kapur Bashkine e Vores. Nuk ka per t’ia dale dot!

Nga ana tjeter, njesoj si me ministrat e korruptuar, qe i largoi per t’i shpetuar drejtesise, Edi Rama po mundohet te shpetoje nga drejtesia kryebashkiaket e faktuar per lidhjet e tyre me krimin dhe shitblerjen e votave, Qazim Sejdinin dhe Vangjush Dakon, duke mos i kandiduar me.

As krimi, as droga, as parate e korrupsionit nuk do ta shpetojne dot qeverisjen kriminale te Edi Rames.

Ligji do te coje ne burg politikanet e lidhur me krimin dhe korrupsionin qofshin ose jo ne detyre.

Organizates mafioze te rilindjes i ka ardhur fundi.

Me 16 shkurt te gjithe se bashku per goditjen finale!

Login to post comments