Rama ka frikë nga studentët e Korçës, ja denoncimi se si u bë takimi me qytetarët

Premte, 08 February 2019 18:16

Qyteti i Korçës është rrethuar ditën e sotme nga forca të shumta policie, për shkak të vizitës së kryeministrit Edi Rama.

Sipas qytetarëve korçarë në takimet e Ramës njerëzit janë përzgjedhur, pasi kryeministri Rama ka frikë nga studentët dhe asnjë prej tyre nuk është pranuar në takim.

Denoncimi është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha:

Korça në shtetrrethim!

Studenti dixhital denoncon:

Frikacaku takim me ftesa,

Ndalon studentët të futen në takim!

Lexoni denoncimin e studentit dixhital. sb

Pershendetje zoti Berisha! Jemi disa studente te Universitetit te Korces dhe nuk na lejojne te futemi ne takim me zotin Kryeminister. Korca eshte ne shtetrrethim nga narkopolicia . mbledhja eshte me ftesa , po mos jesh i majte nuk lejohesh. Te uroj shendet zoti berisha

Login to post comments