Vazhdojnë të vijnë lajme të këqija për Shqipërinë nga BE-ja. Gazeta Austriake Der Standard në artikullin e ditës së sotme për protestën e opozitës në Tiranë ka folur edhe për negociatat që Shqipëria pret që të hapen nga BE.
Në artikull shkruhet se është ende e paqartë nëse shtetet anëtare do të votojnë qershorin e ardhshëm në Këshillin e BE. Aty theksohet qartë se Franca dhe Holanda janë me forcë kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë.
“Është ende e paqartë nëse shtetet e BE-së do të votojnë qershorin e ardhshëm në Këshillin e BE-së për fillimin e bisedimeve të pranimit në BE. Franca dhe Holanda janë kundër me force. Shqipëria, megjithatë, është parë në një "grup" me Maqedoninë veriore. Për shkak të marrëveshjes emrave historike me Greqinë, ka shumë avokatë të hapjes së bisedimeve të pranimit me Maqedoninë Veriore”.