Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reagur për protestën e opozitës së bashkuar, e cila u zhvillua dje përballë godinës së kryeministrisë.
Ai shprehet se e shtuna ishte një “Fundjavë e Demokracisë”, ndërsa listoi edhe njëmbëdhjetë arsye se pse protesta e djeshme ishte e suksesshme. Mes tjerash, deputeti Salianji shkruan se protesta ishte masive dhe brenda saj kishte personalitete me influencë në opinionin publik.
Në faktet e listuara prej Salianjit thuhet se protesta e zhvilluar për pos numrit masiv të pjesëmarrjes, që tregoi pakënaqësitë përballë qeverisjes, përcolli edhe mesazhin se opozita shqiptare është e bashkuar.
“Fundjava e demokracisë! Protesta e djeshme ishte masive, me një pjesëmarrje që as më dyshuesit apo edhe ata që janë “lutur” kundër saj, apo kanë punuar për ta minuar, nuk e mohojnë dot.
Protesta e djeshme tregoi që hapi i parë nisi ashtu dhe më shumë kërkohet tanimë nga demokratët.
Pjesëmarrja dhe masiviteti, sakrifica e demokratëve vlen më shumë se mijëra interpretime të tjera që duan ta relativizojnë atë.
Gjatë dhe pas protestës në opinionin public ishin parapregatitur gjuajtësit mediatikë që ta relativizonin peshën e saj por nuk ia dolën, njësoj si edhe snajperët që prisnin turmën të afrohej në shkallët e kryeministrisë. Kushdo që ishte aty u bë dëshmitar okular i një prite apo kurthi policor që policia miklonte turmën të afrohej sepse ishte ndërtuar regjia e tillë.
Nuk kishte ndodhur asnjëherë që një turme protestuese ti turrej qeveria me bomba me helme toksike, apo qytetareve ti shtrohej rruga për tju afruar dyerve dhe as kishte ndodhur ndonjëherë që gazi lotsjellës të përdorej brenda 20 min ndaj protestuesve.
Protesta ishte sukses!
– Një pjesë ë madhe e kritikëve ndaj protestës i bashkojnë dy gjëra urrejtja ndaj Edi Ramës dhe padurimi për ta parë atë të rënë pa bërë vetë asgjë, sakrifica e qytetarëve smund të jetë faturë e protestës por sukses i saj!
– Askush nuk mohoi dot që protesta ishte më masivja, më madheshtorja dhe më përfaqësuesja.
– Majtas apo djathtas të gjithë pohuan se protesta kishte çdo kategori shoqërore. Bashkimi i tyre ishte dhe është kundër Ramës. Në protestë kishte personalitete si Lubonja, ish-ministra të ps, thuajse gjithe shoqeria civile.
– Nuk kishte asnjë presion apo reagim të paraorganizuar por erdhi natyrshëm nga qytetarët tregoi që situata mund të eskalojë në përplasje civile, imagjinoni sikur drejtues të opozitës të bënin thirrje për mësymje dje. Nga kjo situatë qeveria dhunoi me gaz toksik ndërsa qytetarët shprehen revolte duke mos demtuar asnje prone private dhe asnje prone publike, kush quan prone kerpudhen….
– Protesta tregoi që demokracia në Shqipëri ka shpresë. Pavarësisht varferise, kërcënimeve me kafshate dhe me gjoba dje kishte mijëra njerez.
– Protesta unifikoi opozitën dhe kaloi një test serioz se si mund të bashkëpunohet për të mundur Ramën!
– Protesta dje u bë lajm ndërkombëtar, duke sensibilizuar çdo kancelari që Shqipêria nuk e lëshon demokracinë dhe lirinë.
– Gjithë qytetarët e panë dje se ku ishte shumica e Shqiptarëve. Rama me 2000 punoniës administrate dhe mijëra para selisë së kryeministrisë që nuk largoheshin as nga helmet e policisë.
– Dje ra miti i madh i krijuar studio më studio që shqiptarët nuk protestojnë për zgjedhje të lira, mbase do të ishin edhe shumë më shumë dje nëse perdorimi politik i policisë për persona me rekorde kriminale dhe propoganda se do të kishte “luftë” por dje qytetarët treguan që e duan Shqipërinë!
– Revolta e djeshme dogji dhe përveloi cdo skenar se opozita mund të bashkëqeverisë me Ramën. Qytetarët dje treguan se ka vetëm një rrugë, largimi i Ramës dhe krijimi i një qeverie që mendon për qytetarët dhe jo për 10 veta, një largim që kërkon sakrificë nga të gjithë!
Personalisht kam kërkuar djegien e mandateve në mbledhjen e grupit parlamentar kohë më parë, uroj që grupi të marë vendimin e duhur pas propozimit të Bashës! Por pas shumë përpjekjesh dukej e vetmja rrugë, rruga e sakrificës! Prandaj kjo fundjavë do të mbahet mënd si fundjava ku qytetarët vendosën, fundjava e demokracisë”, shkruan ai.