Kreu i Apelimit te Komisionit Zgjedhor ne PD, Arben Ristani ka reaguar ndaj vendimit te Bashes per djegjen e mandateve. Sipas tij ky eshte nje vendim i duhur ne nje situate te paprecedente qe gjendet vendi.
Reagimi i Arben Ristanit
Djegja e mandateve parlamentare eshte vendimi i duhur, ndonese nje vendim ekstrem dhe i paprecedente ne historine e demokracise shqiptare. Eshte vendimi i duhur sepse eshte proporcional me situaten e paprecedente ekonomike, politike dhe shoqerore qe ka shkaktuar Rilindja dhe Rama.
Djegja e mandateve sado veprim i duhur, i forte e kuptimplote, eshte vetem nje veprim qe nis nje levizje politike, qe jep shprese per zgjidhje te shpejte te situates, e qe mbetet vetem fillimi i nje beteje qe vjen me pas.
Beteja reale per opoziten eshte marreveshja e re me shqiptaret tashme te varferuar, te vjedhur, dhunuar dhe tallur, por nderkohe te revoltuar dhe plot sy e veshe ndaj opozites dhe zgjidhjeve qe ajo do ofroje..