Gazetarja Erisa Zykaj në një lidhje për "360 Gradë", në Ora News, tha se deklarata e zëdhënëses së shefes së politikës së jashtme të BE-së, është e pasaktë dhe ka disa gabime.
Pjesë nga debati:
Zykaj: Ka një problem me këtë, sepse është një përgjigje e vjetër, me thelbin dhe terminologjinë. Katër fjali janë të vjetër ku përmendet fjala bojkot ku nuk bëhet fjalë për bojkot më. Ka edhe një tjetër gabim ku thuhet për "thirrjet" që kanë bërë disa parti politike. Nuk bëhet fjalë për thirrje por për vendim të të gjithë grupeve të partive të opozitës siç i keni dëgjuar sot. Nuk është e saktë ajo që thotë ajo. Nuk ka asnjë lloj citimi fjalie për problematikën e opozitës.